Rusia ndalon pirjen e duhanit në ballkonet e apartamenteve

29 shtator 2019 | 12:57

Një rregull i ri është miratuar në Rusi. Duhanpirësit rusë nuk lejohen më të tymosin në ballkon. Ministria e Emergjencave ka njoftuar se pirja e duhanit është ndaluar në ballkonet e apartamenteve si dhe në vendet e banimit të konvikteve dhe hoteleve, kjo për arsye sigurie.

Shkrepëset, qirinjtë dhe pirja e duhanit klasifikohen si rrezik për zjarret.

“BBC” shkruan se fillimisht kishte konfuzion nëse edhe pirja e duhanit do të përfshihej në rregullat e reja, por më vonë zyrtarët konfirmuan se edhe pirja e duhanit do të ndalohej.

Thyerja e rregullave të reja të sigurisë mund të shkaktojë një gjobë deri në 3 000 rubla (ose 42 euro).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci edicionin e kaluar ishte befasia më e bukur…