Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Danimarkën

01 qershor 2022 | 16:30

Kompania më e madhe e energjisë së Danimarkës ka thënë se Rusia ka ndërprerë furnizimet me gaz të mërkurën sepse kompania ka refuzuar që të paguajë me rubla. Ky është përshkallëzimi i fundit në sektorin e energjisë së Evropës, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon.

Rusia paraprakisht kishte ndërprerë furnizimet me gaz natyror për Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë, pasi këto shtete kanë refuzuar që të paguajnë me rubla për këtë lëndë. Po ashtu, të martën Moska ndërpreu furnizimet edhe për Holandën.

Kompania e energjisë së Danimarkës, Ørsted, tha se pret që të jetë në gjendje ende të shpërbejë konsumatorët e saj.

“Ne qëndrojmë prapa vendimit për të refuzuar që të paguajmë me rubla dhe ne jemi përgatitur për këtë skenar”, ka thënë shefi i Ørsted, Mads Nipper.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më mbledhjen e sotme të…