Rusia nis drejt kufirit me Ukrainën sistemin që lëshon raketa termobarike

26 shkurt 2022 | 14:43

Rusia ka urdhëruar nisjen e sistemit flakëhedhës TOS-1 për në kufirin me Ukrainën, pas rezistencës së fuqishme që po u bëhet nga ushtria ukrainase.

Gazetari i CNN ka publikuar pamje ku shihet sistemi i rëndë duke u vendosur drejt kufirit me Ukrainën, në një kamion me shtrat të sheshtë, përcjell Demokracia.com.

TOS-1 është një sistem raketor i montuar në një sasi tankesh T-72 që lëshon raketa termobarike dhe u përdor për herë të parë gjatë luftës sovjetike në Afganistan.

Gjithashtu, kohëve të fundit është përdorur edhe në Siri.

Ndërkohë, rusët janë duke përjetuar humbje të mëdha të personelit ushtarak të cilët veç se kanë hyrë në pjesën më të madhe të Ukrainës.

Ukraina ka ftuar Kryqin e Kuq ndërkombëtar që të tërheq trupat e ushtarëve rusë të vrarë që prej kur filloi lufta para tre ditësh.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk ka thënë se ka me mijëra trupa rusë të vrarë nga ushtria ukrainase, përcjell Demokracia.com.

“Ukraina i ka kërkuar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të ndihmojë në evakuimin e trupave të ushtarëve të vrarë nga Ukraina në Rusi. Ka mijëra trupa pushtuesish rusë. I bëjmë thirrje Kryqit të Kuq që të ndërhyjë në këtë mision humanitar”, tha ajo.

Një ditë më parë, ushtria ukrainase tha se kishte vrarë të paktën 2 mijë e 800 ushtarë rusë deri dje pasdite, ndërsa raportuan për 80 tanke të shkatërruar dhe qindra automjete të blinduara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fabrika për prodhimin e miellit “M&Sillosi” ka njoftuar të gjithë…