
Rusia nis sulm të madh kundër Ukrainës
Rusia ka nisur një sulm në shkallë të gjerë me dron kundër Ukrainës në prag të përvjetorit të tretë të luftës.
Yuriy Ignat, zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës, tha se 267 dronë rusë u lëshuan në një sulm të vetëm, të koordinuar, shkruan BBC.
Shërbimet e urgjencës thonë se sulmet shkaktuan shkatërrim dhe u vunë flakën ndërtesave në një numër rajonesh gjatë natës.
Nuk është e qartë se sa njerëz kanë vdekur, por shifrat fillestare nga shërbimet e urgjencës sugjerojnë se ka pasur të paktën tre viktima.
Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha të dielën se 20 dronë ukrainas të nisur në Rusi u “shkatërruan” gjatë natës.
“Lufta vazhdon”, ka shkruar presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në një deklaratë pas sulmit, duke kërkuar ndihmë për të sjellë paqen në rajon.