Rusia njofton se e ka zbuluar ilaçin për trajtimin e koronavirusit
Autoritetet ruse të shtunën kanë pretenduar se e kanë krijuar një ilaç për trajtimin e koronavirusit. Ky ilaç është i bazuar në ilaçin që përdoret kundër malaries, e që është “Meflokuinë”.
Përmes një deklarate, Agjencia Federale Ruse e Biomjekësisë tha se ky ilaç e parandalon shumimin e virusit në qeliza dhe si rezultat i kësaj e ndalon procesin inflamator që shkaktohet nga koronavirusi.
Veronika Skvortsova, udhëheqëse e kësaj agjencie, tha se “Meflokuina” duhet të kombinohet me antibiotikë për ta arritur efektin maksimal dhe për ta mundësuar praninë më të madhe të agjentëve antiviralë në plazmën e gjakut dhe në mushkëri.
“Kjo do të sigurojë trajtim efektiv të pacientëve me shkallë serioze të infektimit me koronavirus”, tha Skvortsova, shkruan “Anadolu”, transmeton Express.