Rusia nuk lejon kryerjen e autopsisë, diplomati rus raportohet se ishte spiun në Berlin

05 nëntor 2021 | 13:31

Një diplomat rus u gjet i vdekur pranë ambasadës shtetërore në Berlin. Policia e gjeti trupin në orën 7:20 të mëngjesit të së premtes.

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë njoftoi se kishte informacion për vdekjen e punonjësit të ambasadës ruse, por nuk pranoi të publikonte detaje për shkak të privatësisë së të dhënave të atij personi.

“Mund t’ju them se ministria ka dijeni për incidentin. Ju lutemi kuptoni se nuk mund të zbuloj më shumë detaje për shkak të sigurisë së të dhënave personale të personit të ndjerë dhe familjes së tij”, tha zëdhënësi i atij departamenti, Christopher Burger.

Bild” thekson se shërbimet gjermane të sigurisë e kanë shënuar 35-vjeçarin si spiun që punonte për Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse.

Ambasada ruse nuk e lejoi autopsinë, raporton spiegel. Ambasada tha se ishte një “incident tragjik” të cilin nuk dëshironte ta komentonte për “arsye etike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti gjerman Romeo Franz në fjalën e tij në Kuvendin…