Rusia nuk ndal sulmet, 6 të vdekur në Donetsk

06 dhjetor 2022 | 14:45

Forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë Ukrainën. Të paktën 6 persona kanë humbur jetën në Donetsk, sipas një zyrtari lokal të emëruar nga Moska, në provincën lindore të Ukrainës të aneksuar nga Rusia në fund të shtatorit.

“Sipas të dhënave paraprake, gjashtë civilë u vranë sot nga bombardimet në Donetsk.  Numri i të plagosurve  ende nuk dihet”, ka thënë kryebashkiaku i qytetit, Alexei Kulemzin në një mesazh në “Telegram”.

Ndërkohë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vizituar të martën Sloviansk, në rajonin ukrainas të Donbasit, rreth 40 kilometra larg nga Bakhmut.

Në një video, në të cilën Zelensky është fotografuar në hyrje të qytetit të Sloviansk, kreu i shtetit ukrainas përshëndet ushtrinë e vendit të tij me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marcelo Brozoviq ka vendosur një rekord të ri në Katar…