Rusia nuk tregon vullnet për paqe, thotë ministri i Mbrojtjes i Ukrainës

11 prill 2025 | 16:34

Ministrat e Mbrojtjes së Gjermanisë, Britanisë dhe Ukrainës mbajtën një konferencë për shtyp pas takimit të sotëm të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov thotë se ai informoi ministrat e tjerë se “Rusia po rrit prodhimin e saj … dhe nuk tregon asnjë provë se [është] e gatshme të ketë paqe”.

Ai falënderoi vendet aleate për ndihmën e tyre të vazhdueshme, duke theksuar nevojën ‘veçanërisht urgjente’ për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, shkruan “The Guardian”.

Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë Boris Pistorius tha se paqja në Ukrainë duket “e paarritshme në të ardhmen e afërt” duke pasë parasysh agresionin e vazhdueshëm të Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenca e Sirisë në njoftimin që kanë publikuar për takimin…