Rusia paralajmëron Perëndimin

11 tetor 2022 | 08:18

Mëngjesin e sotëm Moska ka lëshuar një paralajmërim për Perëndimin për përfshirjen e tij në konfliktin ukrainas.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve RIA, zëvendësministri i Jashtëm Sergei Ryabkov ka thënë se Rusia do të marrë kundërmasat e duhura në përgjigje të “përfshirjes në rritje” të Perëndimit në luftën me Ukrainën.

Fuqitë perëndimore i kanë ofruar Ukrainës mbështetje ushtarake gjatë gjithë konfliktit dhe kanë vendosur sanksione gjymtuese ndaj aseteve ruse.

“Ne paralajmërojmë dhe shpresojmë që ata të kuptojnë rrezikun e përshkallëzimit të pakontrolluar në Uashington dhe kryeqytete të tjera perëndimore”, ka thënë Ryabkov.

Një ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin tha se një numër i sulmeve me raketa që goditën qytetet e Ukrainës, duke vrarë të paktën 14, ishin në hakmarrje për sulmet në territorin rus.

Ka të ngjarë që ai i referohej bombardimit të urës Kerch në Krime, për të cilën Moska fajëson forcat ukrainase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se draftet që po qarkullojnë…