Rusia për 2 muaj luftime ka humbur 873 tanke dhe 179 avionë
Shkalla e humbjes së trupave ruse në Ukrainë ka arriture në 21.000, ndërsa lufta hyn në muajin e tretë sot.
Statistikat e fundit të publikuara nga Forcat Tokësore të Ukrainës, sugjerojnë se 21.8000 luftëtarë rusë janë vrarë, megjithëse kjo shifër nuk mund të verifikohej.
Ndërkohë, forcat tokësore pretendojnë se kanë shkaktuar dëme masive në pajisjes dhe makineritë ushtarake të Rusisë.
Thuhet se janë shkatërruar gjithsej 873 tanke, së bashku me 2238 automjete të blinduara, 179 avionë, 154 helikopterë dhe 408 sisteme artilerie.
Forcat e Putinit kaluan përtej kufirit më 24 shkurt, nga veriu, lindja dhe jugu dhe shpejt arritën në Kiev.
Por ata u detyruan të tërhiqeshin nga periferitë e kryeqytetit në fund të marsit dhe të ri-përqendronin përpjekjet e tyre në një ofensivë të synuar në rajonin lindor të Donbasit pasi Ukraina zmbrapsi me sukses përparimet e tyre, duke shkaktuar humbje të mëdha.
Humbjet e mëdha të trupave ruse janë shkaktuar për shkak të vendimeve të dobëta taktike nga udhëheqësit ushtarakë rusë dhe nënvlerësimit të konsiderueshëm të aftësive të forcave të armatosura të Ukrainës.
Në fillim të luftës, ushtria ruse e zvogëloi atë të Ukrainës dhe bëri që shumë njerëz të besonin se pushtimi do të ishte i shpejtë dhe efektiv.
Më 24 shkurt, ushtria tokësore e Rusisë përbëhej nga 280.000 ushtarë aktivë krahasuar me 125.600 të Ukrainës.
Forca luftarake e Ukrainës është rritur në mënyrë dramatike falë numrit të rezervistëve që u regjistruan në javët para pushtimit, fluksit të luftëtarëve të huaj që dolën vullnetarë për të luftuar për Ukrainën dhe futjes së rekrutimit.
Duke u përballur me rezistencë të ashpër, morali mes trupave ruse thuhet se ka rënë teksa janë dërguar në betejë, të papërgatitur, të patrajnuar dhe të pajisur keq.