Rusia pëson një tjetër goditje të rëndë, vdes komandanti i anijes “Kunikov”
Rusi- Humbje tjetër e madhe për Rusinë. Flota detare ka pësuar një goditje të rëndë, pas fundosjes së luftanijes “Moskva” ka humbur një nga oficerët më të lartë.
Bëhet me dije se ditën e sotme, 18 prill ka ndërruar jetë komandanti i anijes ruse “Caesar Kunikov”, Aleksandër Çirva.
Lajmin e ka bërë të ditur në Telegram guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev.
Kapiteni i anijes, e cila është pjesë e brigadës së 197-të zbarkuese të Flotës ruse në Detin e Zi, vdiq nga plagët e mara pas sulmit të ukrainasve më 24 mars.
Kujtojmë gjithashtu se në këtë datë u shkatërruar një anije tjetër, Sratov.
“Guximi, profesionalizmi dhe përvoja e tij shpëtuan jetën e anëtarëve të ekuipazhit. Ne do ta kujtojmë gjithmonë”, tha Razvozhayev.
Chirva, ka lindur në Sevastopol dhe kishte luftuar në 2015 dhe 2016 në Siri.