Rusia pezullon fluturimet me Turqinë
Rusia ka pezulluar përkohësisht fluturimet e rregullta dhe ato çarter me Turqinë.
Duke folur në një video-konferencë me anëtarët e tjetër të qeverisë, zv/kryeministrja ruse, Tatyana Golikova, tha se pezullimi vjen për shkak të shqetësimeve me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe se do të zgjasë nga 15 prilli deri më 1 qershor.
Golikova shtoi se fluturimet do të rinisin nëse zhvillimet e pandemisë tregojnë një trend pozitiv. Ajo po ashtu tha se agjencitë e udhëtimit u rekomanduan të ndalojnë shitjet e turneve në Turqi dhe në Tanzani të Afrikës Lindore, ku fluturimet po ashtu janë pezulluar.
Megjithatë, njoftoi zv/kryeministrja ruse, dy fluturime të rregullta në javë midis Stambollit dhe Moskës do të vazhdojnë shërbimin. Shërbimet e fluturimit për shtetasit rusë që punojnë në projektin e centralit bërthamor Akkuyu në provincën jugore turke Mersin po ashtu do të vazhdojnë.
Golikova shtoi se autoritetet ruse do të ndjekin nga afër situatën me COVID-19 në Turqi dhe Tanzani dhe sipas nevojës do të ndërmarrin hapa e nevojshme.