Rusia po përgatit ushtrinë për të kryer sulme në lindje të Ukrainës
05 prill 2022
| 08:52
Më shumë trupa ruse janë duke u tërhequr nga periferia e Kievit, me qëllimin e vetëm që të synojë ofensivë të re në rajonin separatist Donbas në lindje të vendit, kanë njoftuar zyrtarë amerikanë nga Pentagoni.
Duke folur në kushte anonimiteti, ata thanë se dy të tretat e batalioneve ruse që rrethuan Kievin janë tërhequr për në veri – pra drejt Bjellorusisë, aleates së Rusisë.
Sinjalet janë se rusët po rifokusojnë forcat nga veriu – Mariupoli, duke lëvizur drejt Donetskut – pra në rajonin e Donbasit. E një veprim i tillë po ndodh pasi rusët dështuan të avancojnë drejt kryeqytetit të Ukrainës, që prej javësh ishte objektiv i sulmeve ajrore.