Rusia po rekruton komandot afgane që të luftojnë në Ukrainë?

26 tetor 2022 | 08:52

Burime nga ushtria afgane dhe organet e tjera të sigurisë të këtij vendi, kanë bërë të ditur për Foreign Policy, se pjesëtarët e Ushtrisë Nacionale të Afganistanit të njohur ndryshe si Commando Corps, janë vërshuar nga ofertat që t’i bashkohen ushtrisë ruse në luftën e Ukrainës.

Para se SHBA-të të largoheshin nga Afganistani, SHBA ka shpenzuar afro 90 miliardë dollarë në rindërtimin e kapaciteteve të këtyre organeve të sigurisë, transmeton Telegrafi.

E në anën tjetër, oferta për të luftuar përkrah rusëve në Ukrainë, kanë marrë edhe shumë sirianë që mbështeten nga regjimi i atjeshëm i Bashar al-Asadit.

Në anën tjetër, Irani po e ndihmon Rusinë me dronët kamikazë, të cilët javëve të fundit po i përdor kundër infrastrukturës energjetike dhe civile në Ukrainë.

Madje këta dronë kanë shkaktuar dëme të mëdha si në infrastrukturë, sikurse që edhe shumë civilë ukrainas kanë humbur jetën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe kryeministri i ri i…