Rusia pranon gabimet në thirrjet për mobilizim
Kremlini pranoi të hënën se ishin bërë gabime gjatë mobilizimit të rezervistëve.
Kjo, për aksionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe tha se nuk ishte marrë asnjë vendim për mbylljen e kufijve të vendit.
“Në të vërtetë, ka raste kur është shkelur dekreti i [mobilizimit]. Në disa rajone, guvernatorët po punojnë aktivisht për të korrigjuar situatën. Shpresojmë që të gjitha gabimet të korrigjohen”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Lajmi u bë i ditur nga Agjencia Franceze (AFP).
Sipas Peskov-it, asnjë vendim nuk ishte marrë për mbylljen e kufijve të Rusisë.
Kjo, mes thashethemeve për planet për të bllokuar rezervistët rusë të kualifikuar për t’u larguar nga vendi.
Numri i saktë i njerëzve që janë larguar nga Rusia që kur Putin njoftoi atë që ai e quajti një “mobilizim të pjesshëm” të mërkurën e kaluar është i paqartë.
Por një pamje e hershme po shfaqet për një eksod të konsiderueshëm.
Skena të tilla si ato në kufirin Rusi-Gjeorgji kanë ndodhur edhe në vendkalimet me Kazakistanin, Finlandën dhe Mongolinë, të cilat kanë raportuar të gjitha radhë të rënda.
Rusia nuk i ka mbyllur kufijtë e saj dhe rojet në përgjithësi dukej se po i linin njerëzit të largoheshin.