Rusia preferon Emiratet për takimin e mundshëm Trump-Putin. Përjashton Zvicrën

15 janar 2025 | 21:23

Diskutimi për zhvillimin e një takimi mes presidenti të zgjedhur të SHBA, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ka krijuar një lloj gare për organizimin. Aktualisht Zvicra dhe Serbia kanë shprehur gatishmërinë e pritjes së një takimi ku ka pritmëri për të paktën rregullimin e krizës ukrainase.

Mirëpo duket se në Rusi preferojnë një vend tjetër; Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një prononcim për agjencinë “Tass”, Oleg Karpovich, zv.rektor për Çështjet Shkencore në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme, ka shprehur idenë se Emiratet janë opsioni më I mundshëm.

“Zvicra ka pushuar së qeni një vend neutral qëkurse iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Ndaj një do të zgjidhet me gjasë një vend në Lindjen e Mesme. Në këtë aspekt, Emiratet e Bashkuara Arabe janë një opsion I mundshëm, nisur nga historia që kanë në lehtësimin e shkëmbimeve të ndryshme, negociatave dhe konsultimeve”, ka thënë ai. Sigurisht që vendimi u takon të tjerëve, por kërkesa e drejtuar tij prej “Tass” vjel një opinion zyrtar dhe e përcjell atë si mesazh për palën amerikane.

Në listë ka qenë edhe Serbia, por presidenti Vucic deklaroi se do të lobonte në SHBA për këtë iniciativë që duket se ka pak shanse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj, zhvilloi një tubim të fuqishëm…