Rusia publikon numrin e ushtarëve të vrarë në Ukrainë
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë këtë të premte ka pranuar se gjatë luftimeve në Ukrainë kanë humbur jetën 1 351 ushtarë rusë.
Mediat e huaja kanë bërë me dije se ky është përditësimi i parë në momentin që ministria ruse ka pranuar se 498 ushtarë rusë ishin vrarë në aksion dhe 1 500 ishin plagosur në fillim të marsit.
Një shifër e konfirmuar e viktimave ruse është e mbuluar nga mjegulla e luftës, por nga analistët pritet të jetë shumë më e lartë.
Ndërkohë nga ana tjetër zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë dhënë këtë javë një vlerësim “konservator” se më shumë se 7 mijë ushtarë rusë ishin vrarë në luftimet në Ukrainë që nga fundi i shkurtit, një numër që do të tejkalonte numrin zyrtar të vdekjeve midis ushtarakëve rusë për dy vitet e luftës së parë çeçene, e cila mbahet mend si një fushatë veçanërisht brutale dhe e rastësishme.
Ministria ruse ka shtuar se Rusia do të vazhdojë me operacionin e saj derisa të arrijë objektivat e vendosura nga presidenti Vladimir Putin, raporton “RIA”. /abcnews.al/