Rusia pushton Fidonisin, Ukraina: S’dimë ç’ndodhi me ushtarët
24 shkurt 2022
| 22:41
Rusia ka pushtuar Fidonisin në Detin e Zi, i cili ndodhet në kufi të Ukrainës me Rumaninë.
CNN shkruan se lajmi është bërë me dije nga Ministria e Brendshme e Ukrainës.
Ukraina ka humbur kontaktet me rojet kufitare që luftojnë trupat ruse atje, gjë që tregon se pushtetin tashmë e kanë marrë fqinjët, shkruan dosja.al.
“Kemi humbur kontaktet me rojet kufitare që luftojnë trupat ruse atje. Nuk dimë çfarë ka ndodhur me ta,”- është deklaruar nga autoritetet e Ukrainës.