Rusia rrit me 25% shpenzimet e mbrojtjes
Kryeministri rus Mikhail Mishustin në një deklaratë për mediet është shprehur se pritet që gjatë vitit 2024 Rusia të rrisë shpenzimet e saj në lidhje me mbrojtjen.
Sipas prezantimit planet buxhetore të qeverisë tregojnë se shpenzimet do të rriten në 36.6 trilionë ₽ (31.7 miliardë £) nga 29.1 trilion ₽ (25.2 miliardë £) të planifikuara për shpenzime këtë vit.
Ndërkohë kjo përfaqësonte një rritje prej mbi 25%.
Ndërkaq kujtojmë se në fillim të gushtit, sipas medieve të huaja thuhej se Rusia kishte rritur fshehurazi shpenzimet e saj për vitin 2023 në afro 81 miliardë paund kështu që shifrat e vërteta mund të mos dihen për ne për vitin e ardhshëm.
Raporti pretendonte se Rusia ka përdorur një të tretën e shpenzimeve të saj publike për mbrojtjen këtë vit.