Rusia s’do takim të paqes me Ukrainën në Zvicër

03 maj 2024 | 08:32

Rusia tha të enjten se nuk ka ndonjë kuptim që të marrë pjesë në konferencën në Zvicër për të diskutuar se si mund t’i jepet fund konfliktit në Ukrainë.

Zvicra pritet të organizojë bisedime në 15-16 qershor me kërkesë të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ministri i Jashtëm zvicerian, Ignazio Cassis, tha se mbi 100 vende do të ftohen në këtë takim.

“Vendi i parë me të cilin folëm, pas Ukrainës sigurisht, ishte Rusia, pasi një proces paqeje nuk mund të ndodhë pa Rusinë, edhe nëse nuk do të jetë e pranishme për takimin e parë”.

“E dimë se nuk ka kuptim të jetë Rusia në tryezë nëse nuk mund të sigurohemi se do të veprojnë në mirëbesim”, tha ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një interviste të publikuar në revistën Foreign Policy.

Kuleba tha se rritja e trysnisë ndaj Rusisë në fushëbetejë dhe bashkimi i vendeve që kanë parime të njëjta do të ndihmojnë për ta bërë Moskën më të gatshme që të angazhohet në dialog.

Konferenca në fjalë është “praktikisht shansi i parë i vërtetë për të filluar rikthimin e një paqeje të drejtë”, tha presidenti ukrainas Zelensky gjatë fjalës së tij mbrëmjen e së enjtes.

Qeveria zvicerane tha të enjten se Rusia nuk është aktualisht ndër pjesëmarrësit në konferencë. Ajo tha se është e hapur për një përfshirje të Rusisë, por Moska ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk është e interesuar, raporton VOA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushdo që nuk pajtohet me politikat e kryeministrit të Kosovës,…