Rusia shënon tjetër rekord me të infektuar nga COVID-i
15 prill 2020
| 10:22
Vetëm gjatë 24 orëve të kaluara Rusia i ka regjistruar 3 388 raste të reja të të infektuarve me virusin “Korona”. Kjo është shifra më e lartë që është shënuar në këtë shtet për periudhën njëditore që nga fillimi i përhapjes. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin e ri shkoi në 24 490 persona. Në Rusi u shënuan edhe 28 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga koronavirusi shkoi në 198.