Rusia shijon fitoren e parë në Evropian, Finlanda humbjen

16 qershor 2021 | 17:06

Rusia merr fitoren e parë në “Euro 2020” dhe ndez shpresat për një kualifikim të mundshëm. Në Shën Petersburg skuadra e drejtuar nga Cherchesov fitoi minimalisht 1-0 kundër Finlandës.

Finlandës u detyruan që të përjetonin sërish frikë, teksa një tjetër kundërshtarë i tyre doli me barelë nga fusha e lojës.

Në minutën e 23-të, Mario Ferandes pësoi një dëmtim horror në një dyluftim me kokë brenda zonës së Finlandës, teksa rënia e tij ishte e frikshme. Rusia ishte më konkrete në lojën e saj, teksa do të gjente golin e avantazhit dhe të fitores në shtesën e pjesës së parë. Aleksei Miranchuk me një veprim shumë të bukur brenda zonës, lëshon një të majtë të befasishme që përfundon në trekëndëshin e portës.

Finlanda reagon në fillimin e fraksionit të dytë, me Teemu Puki, i cili shpërdoroi shansin për të gjetur barazimin në minutën e 49-të. Sulmuesi finlandez edhe disa minuta më pas humbi një tjetër mundësi, por këtë herë u frenua nga Safonov. Rusia me këtë fitore minimale ngjitet momentalisht në vendin e dytë në Grupin B me 3 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Bernard Berisha është nderuar sot…