Rusia shkel hapësirën ajrore të Japonisë

21 qershor 2019 | 11:38

Ushtria japoneze ka njoftuar se aeroplanët e saj luftarakë u detyruan të ngritën në ajër pasi dy aeroplanë ushtarakë rusë shkelën hapësirën ajrore të saj.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar në një deklaratë më 20 qershor se dy sulmues rusë TU-95 iu afruan ishujve japonezë.

Kjo ministri ka njoftuar se një nga bombarduesit shkeli hapësirën ajrore japoneze dy herë mbi Ishujt Daito pranë Okinawa dhe pranë ishullit Hachijo, në jug të kryeqytetit, Tokio.

“Dy aeroplanë pastaj fluturuan përgjatë Japonisë verilindore dhe ishullit të Hokkaido para se të ktheheshin në Rusi”, ka dhënë sqarimin Ministria e Mbrojtjes së Japonisë, raporton “REL”.

Ushtria ruse nuk i ka komentuar menjëherë këto deklarata.

Një raport i kohëve të fundit i ministrisë japoneze tha se gjatë periudhës njëvjeçare kanë ndodhur më shumë se 340 incidente të tillë ku janë përfshirë aeroplanë rusë dhe 638 incidente me aeroplanë kinezë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit Parlamentar ad hoc për përmirësimin dhe forcimin…