Rusia shpall gjendje të jashtëzakonshme në Kursk pas sulmeve të Ukrainës
Vijon të jetë tepër e rrezikshme situata në zonën kufitare mes Rusisë dhe Kievit, ku forcat ukrainase kanë sulmuar qytetin e Kursk duke hyrë me ushtri dhe duke e bombarduar atë me dronë e raketa.
Këtë herë janë autoritetet ruse ato që provojnë shijen e luftës në kurriz, duke i detyruar që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.
Presidenti Putin mblodhi menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar, ku u shfaq i tërbuar me drejtuesit e luftës në Ukrainë.
Ai e cilësoi këtë lëvizje të Kievit si tepër të rrezikshme dhe provokuese dhe kërkoi ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar që forcat ukrainase të tërhiqeshin.
Vetëm gjatë orëve të para të mëngjesin, guvernatori i Kursk deklaron se ushtria arriti të rrëzojë 6 dronë dhe 5 raketa ukrainase.
Më herët gjatë ditës, për shkak edhe të situatës së krijuar autoritetet ukrainase urdhëruan dhe evakuimin e 6000 civilëve pranë Kurskut.