Rusia shpall “non grata” bashkëshorten dhe vajzën e presidentit amerikan
Rusia ka vendosur sanksione ndaj bashkëshortes dhe vajzës së presidentit amerikan Joe Biden. Sipas agjencisë ruse të lajmeve “RIA Novosti”, Jill Biden dhe Ashley Biden janë në mesin e 25 shtetasve amerikanë në një listë të zgjeruar të sanksioneve të Rusisë, shkruan “The Guardian”.
Hapi që është ndërmarrë “si një përgjigje ndaj sanksioneve të ShBA-së kundër figurave politike dhe publike ruse”, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë.
Në prill, ShBA-ja ka vendosur sanksione që synonin dy vajzat e presidentit rus, Vladimir Putin – Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova.
Dy vajzat e rritura të ish-gruas së Putinit, Lyudmila Shkrebneva janë sanksionuar së bashku me gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe anëtarët e këshillit të sigurisë të Rusisë, duke përfshirë ish-presidentin dhe kryeministrin Dmitry Medvedev.
Rikujtojmë se Rusia u aka ndaluar hyrjen në vend 963 amerikanëve, në të cilën ishin të përfshirë presidenti Biden, sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i CIA-s, William Burns. Gjithashtu gjatë këtij muaji, Rusia shpalli “non grata” edhe 61 zyrtarë të tjerë amerikanë dhe drejtues kryesorë të mbrojtjes dhe medieve, duke i ndaluar hyrjen në vend.
Lista përfshinte krerët e firmave kryesore, platformave mediatike, agjencive të vlerësimit dhe kompanive të ndërtimit të avionëve dhe anijeve, si dhe zyrtarë individualë të Departamentit të Shtetit të ShBA-së.