Rusia shprehet e hapur për negociata me Ukrainën
09 nëntor 2022
| 22:07
Zëdhënësja ruse e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ka deklaruar se Rusia është e hapur për negociata me Ukrainë, “bazuar në situatën aktuale të luftimeve”.
Siç raportoi BBC-ja të mërkurën, Zakharova tha se Rusia është e gatshme për të negociuar, por, ndryshe mendon presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Ditë më parë, mediumi “Politico” shkroi se Zelensky i ka disa kushte kryesore që sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin, duhet t’i zbatojë në mënyrë që dialogu të nisë.
Rivendosja e integritetit territorial të Ukrainës, respektimi i Kartës së OKB-së, pagesa e kompensimeve të dëmeve gjatë luftës, dënimi i të gjithë kriminelëve rusë dhe ofrimi i garancisë se lufta nuk do të përsëritet më, janë kushtet e presidentit ukrainas.