Rusia: Sulmet në Siri janë të papranueshme
14 prill 2018
| 18:39
Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka thënë se sulmet e SHBA-ve me aleatë në Siri janë “të papranueshëm dhe të paligjshme”.
Këto komente Lavrov i ka bërë gjatë një konference shtypi ku komentoi veprimet e SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës në Siri.
Më herët është raportuar se presidenti rus, Vladimir Putin po bën thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së OKB-së, për të diskutuar rreth veprimeve që ndërmorën këto tri fuqi aleate.