Rusia sulmon 40 qytete në rajonet Donbas dhe Luhansk, vriten 5 civilë

26 maj 2022 | 08:30

Forcat ruse kanë sulmuar më shumë se 40 qytete në rajonet lindore Donbas dhe Luhansk, tha ushtria e Ukrainës, duke vrarë pesë civilë dhe duke shkatërruar dhe dëmtuar 38 ndërtesa banimi, një shkollë, një kamp shëndetësor, një qendër argëtimi dhe një stacion hekurudhor, tha Task Forca e Forcave të Përbashkëta të Ukrainës.

“Okupatorët qëlluan në më shumë se 40 qytete në rajonin Donetsk dhe Luhansk, duke shkatërruar 47 vende civile, përfshirë 38 shtëpi dhe një shkollë. Si rezultat i këtij bombardimi pesë civilë vdiqën dhe 12 u plagosën,” njoftojnë autoritete ukrainase në Facebook.

Muajin e kaluar, Rusia zhvendosi fokusin e saj në marrjen e kontrollit të plotë të rajonit të Donbasit.

Rusia ka dërguar mijëra trupa në rajon, duke sulmuar nga tre anët në një përpjekje për të rrethuar forcat ukrainase që qëndrojnë në qytetet Severodonetsk dhe Lysychansk.

Rënia e tyre do ta linte të gjithë provincën Luhansk nën kontrollin rus, një nga synimet kryesore të luftës së Kremlinit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se vizita…