Rusia sulmon Kievin

31 dhjetor 2022 | 16:36

Shpërthime të shumta janë dëgjuar në Kiev.

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Vitaly Klitschko përmes kanalit të tij në Telegram ka urdhëruar qytetarët të strehohen dhe qëndrojnë aty.

Sipas tij, nga këto sulme ka të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Para shpërthimeve, u lëshuan sirenat në Ukrainë për paralajmërim të sulmeve ajrore.

Këto sulme ndodhën dy ditë pasi Rusia lansoi një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i agresionit rus, raporton France24.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të vazhdojë me sulme, që ukrainasit “ta festojnë Vitin e Ri në errësirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian rrëfeu se e konsideron martesën e saj me…