Rusia sulmon me raketa, 17 të vdekur dhe 40 të plagosur në Ukrainë
Granatimet në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia, kanë vrarë të paktën 17 persona, ka thënë zyrtari i qytetit Anatoliy Kurtev.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i lartë presidencial i Volodymyr Zelensky, tha se shifrat paraprake sugjeronin 17 të vdekur dhe 40 të plagosur pas një sulmi në shtëpi banimi.
“Rusët nuk janë në gjendje të përgjigjen në fushën e betejës dhe për këtë arsye godasin qytetet në pjesën e pasme,” tha ai.
Qyteti shtrihet 125 km (80 milje) nga centrali bërthamor i mbajtur nga Rusia që është më i madhi në Evropë.
⚡️Удар по Запоріжжю: повідомляють про 17 загиблих і 40 поранених. Цифри попередні. Жертв може бути більше, повідомляє секретар міськради Анатолій Куртєв
Зруйновані багатоквартирні приватні будинки
росіяни не здатні відповісти на полі бою і тому б'ють по містах в тилу
📷📹ТРУХА pic.twitter.com/vVbRJDMR9C— Антон Геращенко (@Gerashchenko7) October 9, 2022