Rusia sulmon një bllok banesash në Kharkiv, Zelensky: Do të hakmerremi

18 gusht 2022 | 08:18

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dënuar sulmin rus që guvernatori i rajonit tha se vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi 16 në Kharkiv.

Zelenskyy ka thënë se një bllok banesash ishte “shkatërruar totalisht” në sulmin e së mërkurës mbrëma, për të cilin ai tha se “nuk kishte justifikim dhe tregon pafuqinë e agresorit”.

“Nuk do të falim, do të hakmerremi”, ka shkruar ai në “Telegram”, raporton “AlJazeera”.

Sulmi shkaktoi një zjarr në ndërtesën në qytetin verilindor, tha kryebashkiaku Igor Terekhov në “Telegram”.

Ekipi mediatik i Zelenskyyt ndau pamjet e pasojave të sulmit, duke treguar shërbimet e urgjencës të mbledhura jashtë ndërtesës në flakë. Një zë në video përshkroi skenën dhe tha se shumë njerëz mbetën të pagjetur.

“Për fat të keq, numri i të vdekurve dhe të plagosurve në bombardimet e qarkut Saltivka është rritur në gjashtë të vdekur dhe 16 të plagosur”, tha guvernatori rajonal Oleg Synehubov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti Rexhep Meidani feston sot 78-vjetorin e lindjes. Një urim…