Rusia sulmon Ukrainën me 29 dronë, i rrëzohen 24 prej tyre
Mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 24 nga 29 dronët rusë të nisur në territorin e saj gjatë natës, tha shtabi i përgjithshëm ukrainas.
Në një deklaratë, forcat ajrore të Ukrainës thanë: “Armiku vazhdon përpjekjet e tij për ta shkatërruar portin dhe infrastrukturën tjetër të jugut, po terrorizon edhe rajonet qendrore”.
Forcat ajrore thanë se dronët u shkatërruan mbi rajonet jugore të Odesas dhe Mykolaivit, si dhe në rajonin qendror Kirohovrad.
Ato thanë, gjithashtu, se një strukturë e paspecifikuar infrastrukture u godit në rajonin e Kirovohradit dhe zjarri u kontrollua.
Nuk kishte asnjë informacion për viktima.
Dje Rusia tha se ka rrëzuar 31 dronë të lëshuar nga Kievi gjatë natës mbi rajonet e Belgorod, Bryansk dhe Kursk në kufi me Ukrainën.
Forcat ukrainase qëlluan me municione thërrmuese në disa fshatra në Bryansk, pretendoi dje Alexander Bogomaz, guvernatori rajonal.