RUSIA TENTON TA FILLOJË LUFTËN ME AMERIKËN NË KOSOVË
Ismet Sylejmani
E gjithë bota e din se njërin nga kufijtë e sajë Kosova e ka me Serbinë!
Kosova dhe Serbia janë në kufinjë me njëra tjetrën!
Por defakto aty është kufiri në mes dy superfuqive botërore, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Federatës Ruse!
Rusia është jo vetëm aleati më i madh i Serbisë, por është edhe kundërshtari më i madh i aleatit tonë Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
Pra kufiri në mes të Amerikës e NATO-s në njërën anë dhe Rusisë e Serbisë në anën tjetër, është në Kosovë!
Tani që Rusia po shkon drejt përmbylljes së luftës me Ukrainën, lufta nuk do të ndalet, por ajo do të bartet në drejtime tjera dhe, konkretisht në drejtim të Bosnjë e Hercegovinës, respektivisht të Republika Serpskës dhe drejt Veriut të Kosovës!
Flaka e luftës dhe e problemeve të shumta, do të zhvendoset në drejtim të pikës më të nxehtë në glob, pas asaj të Ukrainës, pra në Veriun e Kosovës!
Jemi me fat që e kemi SHBA-në dhe KFOR-in në Kosovë, ngase në të kundërtën Serbia dhe nëpërmjet sajë Federata Ruse, do ta sulmonin në brendësi e frontalisht Kosovën, sepse për aneksim të Veriut të Kosovës, më konkretisht Jarinjen, Zubin Potokun dhe Leposaviqin, simbas parashikimeve, kjo do të tentohet të ndodhë e pastaj do të nisë një ndryshim i madh!
Pas fillimit të kësaj lufte do të kemi vështirësi të mëdha jo vetëm me energjinë elektrike e me sektorë të tjerë vital shtetërorë e kombëtar, por do të kemi edhe me Serbinë e me Rusinë!
Do t’i përballojmë dhe do të ecim përpara, Kosovën e pret e ardhme e mirë, se e kemi aleat SHBA-në dhe brenda në Kosovë e kemi Capmin Bondstell dhe Aleancen ushtarake të NATO-s!
Rusia po tenton ta fillojë luftën me Amerikën në Kosovë, mbetët të shihet a do të ia arrijë!
Serbia është aleati i hapur dhe i fshehtë i Rusisë!
Prishtinë, 24 Shtator 2023!