Rusia tërheq të gjithë aeroplanët ushtarakë nga Bjellorusia
Forcat Ajrore Ruse kanë tërhequr pothuajse të gjithë aeroplanët e saj të stacionuar në Bjellorusi, duke lënë pas vetëm një aeroplan sulmues Su-25, raportoi grupi i monitorimit Belarusian Hajun më 8 shtator.
Sipas grupit anti-qeveritar, Rusia tërhoqi grupin e saj të aviacionit më 5 gusht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Një numër i përgjithshëm prej 11 helikopterësh, përfshirë katër Mi-8 dhe shtatë Mi-24, thuhet se fluturuan nga Machulishchy në Seshcha në rajonin Bryansk të Rusisë.
Ndërkohë nëntë aeroplanë Su-34 dhe Su-30SM u rivendosën gjithashtu nga aeroporti Baranavichy në Rusi, sipas bjellorusian Hajun.
Shumica e helikopterëve dhe aeroplanëve thuhet se kanë qenë të stacionuar në Bjellorusi që nga janari 2023.
Rusia përdori territorin bjellorus, me miratimin e regjimit të Aleksandër Lukashenkos, për të nisur një ofensivë të pasuksesshme kundër Ukrainës nga veriu vitin e kaluar, me shpresën për të pushtuar kryeqytetin Kiev.
Kohët e fundit, numri i trupave ruse të vendosura në vend ishte në rënie të vazhdueshme dhe në korrik, zyrtarët ukrainas raportuan se Rusia kishte tërhequr pothuajse të gjitha trupat e saj.
Bjellorusia gjithashtu u bë “mikpritëse” e një numri mercenarësh të Grupit Wagner, të cilët mbërritën pas rebelimit të tyre jetëshkurtër kundër Kremlinit në fund të qershorit.
Megjithëse dolën raporte se kontraktorët filluan të largoheshin pas vdekjes së shefit të tyre Yevgeny Prigozhin në një aksident aeroplani më 23 gusht, Minsk i mohoi këto pretendime, duke thënë se mercenarët do të mbeten aty.