Rusia tërheq trupat nga ishulli i gjarpërinjve
Ukraina ka njoftuar se forcat ruse janë tërhequr nga ishulli Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve, shkruan The Guardian.
“Gjatë natës, si rezultat i një operacioni të suksesshëm ushtarak, trupat e mbetur u evakuuan me dy skafe dhe me siguri janë larguar nga ishulli. Aktualisht Zmiinyi është mbuluar nga zjarri, dëgjohen shpërthime. Rezultatet përfundimtare të operacionit janë duke u hetuar”, tha ushtria në një mesazh të postuar në Telegram.
Imazhet që qarkullojnë në mediet sociale të ishullit Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve duket se tregojnë pajisje të djegura në vendngjarje. Ishulli i vogël është një vend strategjik i rëndësishëm në Detin e Zi.
Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria ruse e mbrojtjes e cila tha se tërheqja e trupave ishte shenjë e një vullneti të mirë.
Withdrawal has just been confirmed by Ukrainian military command. A significant victory reducing prospect of Odesa landing, but only one step in a long road to regain use of Black Sea https://t.co/KoV300TwyA pic.twitter.com/5XNNJTttXs
— Oliver Carroll (@olliecarroll) June 30, 2022