Rusia tërhiqet në veri, por jo nga e gjithë Siria
15 dhjetor 2024
| 15:24
Rusia po tërheq ushtrinë e saj nga vijat e frontit në veri të Sirisë dhe nga postet në malet Alavite, por nuk po largohet nga dy bazat e saj kryesore në vend pas rënies së presidentit Bashar al-Assad, thanë katër zyrtarë sirianë për Reuters.
Përmbysja e Asadit, i cili së bashku me babanë e tij të ndjerë, ish-presidentin Hafez al-Assad, kishin krijuar një aleancë të ngushtë me Moskën, ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e bazave ruse – bazën ajrore Hmeimim në Latakia dhe objektin detar Tartous.
Burime ushtarake dhe të sigurisë siriane në kontakt me rusët i thanë Reuters se Moska po tërhiqte forcat e saj nga vijat e frontit dhe po tërhiqte disa pajisje të rënda dhe oficerë të lartë sirianë.