Rusia tërhiqet nga kufiri me Ukrainën

23 prill 2021 | 12:03

Rusia nisi të premten tërheqjen e trupave nga kufiri lindor i Ukrainës, në përpjekjen për të shtensionuar situatën mes dy vendeve.

Ministria e Brendshme ruse njoftoi se operacioni do të përfundojë brenda 1 majit. Mbi 100 mijë trupa, tanke, avionë luftarakë dhe luftanije ruse janë dislokuar prej javësh në gadishullin e Krimesë dhe më afër Ukrainës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, iu përgjigj të enjten ftesës së homologut ukrainas, Volodimir Zelenski, për t`u takuar bashkë.

“Lidershipi aktual i Ukrainës ka ndërmarrë shumë hapa për t’i shkatërruar raportet ruso-ukrainase. Nëse presidenti Zelenski do që t`i rindërtojmë ato raporte, është i mirëpritur në Moskë, në kohën e përshtatshme për të”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jehona Dreshaj ka postuar disa foto ku shfaq gjoksin e…