Rusia tha se po tërhiqet, Stoltenbergu: Jemi gati për më të keqen

16 shkurt 2022 | 11:36

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të marrin pjesë në një takim dyditor në Bruksel, i cili fillon sot dhe ka në fokus zhvillimet në kufirin Rusi-Ukrainë si edhe rrezikun që paraqesin politikat e Putinit ndaj Evropës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka kryesuar bisedimet, u ka thënë mediave se NATO është e gatshme të bisedojë nëse Rusia është e gatshme t’i japë një shans diplomacisë duke shtuar se nëse kjo nuk ndodh, atëherë aleanca është gati edhe për më të keqen, raporton “abcnews.al”.

“Ne punojmë shumë për më të mirën, një zgjidhje politike paqësore, por jemi gjithashtu të përgatitur për më të keqen që Rusia pushton edhe një herë Ukrainën”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se numri i trupave ruse në kufirin me Ukrainën vazhdon të rritet dhe pritet të vijohet me të njëjtën ecuri.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që të bëjnë atë që thonë dhe të ulin realisht tensionet. Ulje e tensioneve do të thotë që tërheqja e trupave ruse të jetë reale për të shmangur çdo konflikt në Evropë”, ka thënë ai.

Stoltenbergu ka thënë se Rusia ka avancuar shumë duke dërguar në kufi pajisjet ushtarake dhe tani thotë se po tërheq forcat ushtarake.

“Ata mund ta rikthejnë personelin shumë shpejt dhe shumë lehtë”, ka thënë ai, duke shtuar se NATO duhet të shohë një tërheqje të qëndrueshme nga Rusia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Ligën…