Rusia thotë se bisedimet me NATO-n ishin të pasuksesshme

13 janar 2022 | 11:53

Rusia të enjten dha një vlerësim të zymtë për bisedimet e sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, të zhvilluara këtë javë në Zvicër e Belgjikë, duke i cilësuar si të pasuksesshme dhe duke thënë se ka mosmarrëveshje për çështjet themelore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se Moska projektligji për sanksione, i paraqitur nga demokratët në Senatin e Shteteve të Bashkuara, është “esktremisht negativ” dhe se koha në të cilën ai është paraqitur duket si përpjekje për t’i bërë trysni Rusisë.

Peskov shtoi se dy rundet e bisedimeve deri më tani këtë javë mes Rusisë dhe Perëndimit kanë prodhuar disa “nuanca pozitive”, por se Moska është duke kërkuar rezultate konkrete, jo nuanca, shkruan Reuters.

Bisedimet, që të enjten u zhvendosën në Vjenë për një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – OSBE, janë të përqendruara rreth një vargu kërkesash për sigurinë, të cilat Moska ia ka paraqitur Perëndimit përderisa ka grumbulluar trupa afër Ukrainës.

Në anën tjetër, projektligji i paraqitur për sanksione, i përkrahur nga Shtëpia e Bardhë, do të shënjestronte zyrtarë të lartë qeveritarë e ushtarakë të Rusisë, përfshirë Presidentin Vladimir Putin, si dhe institucione kyçe bankare, nëse Moska përfshihet në veprime armiqësore kundër Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditët e fundit, nga Anglia në Spanjë flitet pafund…