Rusia thotë se i rrëzoi 83 dronë ukrainas, raketat ruse godasin Odesën

01 nëntor 2024 | 09:15

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se i ka rrëzuar 83 dronë ukrainas mbi gjashtë rajone mëngjesin e së premtes.

Ajo tha në një komunikatë në Telegram se “36 dronë u rrëzuan mbi rajonin e Kurskut, 20 mbi rajonin Briansk, 12 mbi Krimea, tetë mbi Voronezh, katër mbi Oriol dhe tre mbi Belgorod”.

Ndërkohë, Aleksandr Bogomaz, guvernatori i Brianskut, tha se një person u plagos kur një dron ukrainas u rrëzua në një ndërtesë banimi në qytetin e Brianskut.

Në rajonin e Stavropolit, një dron ra në një depo nafte në qytetin Svetlogard, tha guvernatori rajonal Vladimir Vladimirov.

Në portin Odesa të Ukrainës në Detin e Zi, një raketë ruse e goditi një stacion të zjarrfikësve, duke i plagosur dy zjarrfikës, tha guvernatori rajonal Oleh Kiper.

Në anën tjetër, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se i kanë rrëzuar 31 dronë dhe një raketë ruse./REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlerat e manganit në liqenin e Badocit janë ulur ndjeshëm,…