Rusia thotë se ka marrë në kontroll nëntë fshatra kufitare në Kharkiv
13 maj 2024
| 08:39
Rusia ka pretenduar se ka marrë kontrollin e të paktën nëntë fshatrave kufitare në Kharkiv.
Ukraina ka thënë se po zmbraps sulmet dhe po lufton për të kontrolluar vendbanimet e pretenduara nga Rusia, shkruan Sky News.
Është raportuar se gjatë fundjavës, Rusia ka sulmuar ashpër rajonin verilindor të Ukrainës.
Trupat hynë të premten, duke hapur një front të ri dhe duke detyruar mijëra ukrainas të largohen nga qyteti i Vovchansk.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se luftime të rënda po zhvilloheshin në Kharkiv.