
Rusia thotë se Navalny ka vdekur në burg
Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka vdekur në burg, u tha në një deklaratë të lëshuar nga një departament lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve.
Kjo deklaratë, e publikuar më 16 shkurt, nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Mediat e kontrolluara nga shteti rus po ashtu kanë cituar këtë deklaratë, duke raportuar se Navalny, 47 vjeç, ka vdekur.
Media shtetërore, TASS, citoi zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, të ketë thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është informuar për raportimet lidhur me vdekjen e Navalnyt dhe se ai nuk kishte informacione për shkakun e vdekjes së tij, transmeton Rel.
Në deklaratën e Shërbimit Federal të Burgjeve u tha se Navalny u ndje keq, pas ecjes më 16 shkurt dhe më pas humbi vetëdijen.
Një autoambulancë shkoi në tetim për ta trjatuar, por ai vdiq, u tha në deklaratë.