Rusia: Transportimi i astronautëve amerikanë përfundon në prill
31 gusht 2018
| 20:38
Kontrata e Rusisë me Shtetet e Bashkuara për të transportuar astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës do të skadojë në prill, thanë zëvendëskryeministri rus për mbrojtje dhe agjencia ruse e hapësirës.
Rusia ka transportuar astronautë amerikanë në stacionin orbital prejse Shtetet e Bashkuara e kanë ndërprerë programin e anijeve hapësinore shtatë vjet më parë.
Kur anija ruse Soyuz të kthehet në Tokë në muajin prill, “obligimet tona me kontratë me NASA-n (Agjencinë e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës) për dërgimin dhe kthimin e astronautëve amerikanë në dhe nga hapësira, do të përfundojnë”, tha zëvendëskryeministri rus, Yury Borisov.
Stacioni hapësinor qëndron në një lartësi prej rreth 400 kilometrash dhe kryen kërkime shkencore.