Rusia, Ukrainës: Nëse vazhdoni sulmet do të mbyllim centralin bërthamor Zaporizhzhia

18 gusht 2022 | 12:43

Rusia ka paralajmëruar se mund të mbyllë centralin bërthamor të Zaporizhzhia nëse Ukraina vazhdon të bombardojë objektin, një pretendim që Kievi e ka mohuar, shkruan The Guardian.

Kreu i forcave të mbrojtjes radioaktive, kimike dhe biologjike të Rusisë tha se sistemet mbështetëse të ndërtesës ishin dëmtuar nga sulmet. Në një rast incidenti, shtoi Igor Kirillov, materiali radioaktiv do të mbulonte Poloninë, Gjermaninë dhe Slloveninë.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmet ndaj centralit dhe të dyja kanë hedhur poshtë akuzat e njëra-tjetrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh…