Rusia vazhdon bombardimet, tre të vrarë në Kherson
02 dhjetor 2022
| 11:38
Tre persona janë vrarë dhe 7 janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse të rajonit jugor të Ukrainës Kherson gjatë 24 orëve të fundit, tha guvernatori rajonal. Trupat rusë bombarduan qytetin e Khersonit dhe pjesë të tjera të rajonit 42 herë në të njëjtën periudhë.
Qyteti i Khersonit u çlirua nga forcat ukrainase në mes të nëntorit, por pavarësisht kësaj ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse.
Qyteti gjithashtu ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike dhe me ujë të pijshëm.