Rusia vazhdon t’i raportojë mbi 9 700 të infektuar

17 maj 2020 | 10:45

Gjatë 24 orëve të kaluara Rusia i ka shënuar 9 709 raste të reja të personave të infektuar me Covid-19. Kjo shifër ishte për 500 më e lartë se numri i të infektuarve një ditë më parë.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në shtetin më të madh në botë shkoi në 281 752 persona, duke e bërë Rusinë vendin e dytë me numrin me shifrën më të lartë, pas Shteteve të Bashkuara.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 94 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 2,631, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Pavarësisht prej rasteve të reja, Rusia mbetet në mesin e vendeve me shkallë të ulët të vdekshmërisë. Sidoqoftë, ka dyshime se numri i vërtetë i viktimave të koronavirusit në këtë shtet është më i lartë. Pjesa më e madhe e rasteve janë shënuar në kryeqytetin Moskë, ku spitalet po përballen me mungesë të shtretërve shkaku i numrit të madh të pacientëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 30 % e pacientëve të cilët janë të sëmurë…