Rusia zbret në Batajnicë tre avionë me pajisje mjekësore

04 prill 2020 | 11:00

Tre avionë me ndihmë mjekësore nga Rusia kanë zbarkuar në bazën ajrore të Batajnicës në Beograd të premten, kurse edhe gjashtë të tjerë pritet të arrijnë gjatë ditës së sotme.

Njoftohet se këto ndihma përfshijnë pajisje mjekësore, pajisje mbrojtëse dhe ekspertë mjekësorë nga Rusia për ta ndihmuar Serbinë në luftimin e pandemisë COVID 19.

“Faleminderit për mbështetjen materiale dhe morale. Faleminderit që dolët për të na takuar, për ndarjen e njerëzve, të materialeve dhe të pajisjeve në një kohë kur edhe qytetarëve tuaj këto pajisje u duhen shumë”, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, pasi pranoi këto ndihma.

Raportohet se Serbia ka 1 mijë e 476 raste pozitive të të infektuarve me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmund u është bashkuar klubeve të tjera si Real…