Rusia zëvendëson luftëtarët e Wagnerit me çeçenë dhe njerëz të dënuar
05 korrik 2023
| 11:25
Me urdhër të Putinit, Rusia dëshiron t’i zëvendësojë luftëtarët rebelë të Grupit Wagner me çeçenë dhe të dënuarit, raporton Bloomberg, duke cituar zyrtarë të inteligjencës evropiane, shkruan Skynews.
Një numër i madh i trupave ruse janë zhvendosur për “të mbushur vrimën” në vijën në Bakhmut të braktisur nga trupat mercenare rebele, duke e lënë vijën e frontit të shtrirë disi të dobët.
Shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin ka pohuar më parë se ai kishte 50 mijë të dënuar në radhët e tij.