Rusinovci: Bujqësia duhet të vendoset në prioritetet investuese
08 tetor 2023
| 19:48
Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, Imer Rusinovci, ka theksuar se bujqësia duhet të vendoset në prioritetet investuese, meqenëse, sipas tij, është degë kryesore ekonomike, që nxjerrë lehtë dhe shpejtë produktet e veta.
“Thellësisht jam i bindur se një vizion i duhur i zhvillimit bujqësor me reformim dhe përshtatje të sistemit të avansuar, krahas sfidave aktuale socio-ekonomike, është e vetmja rrugë për nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendit!”, ka shkruar Rusinovci në “Facebook”.