
Rusisë i dështon rezoluta në OKB për krizën humanitare në Ukrainë
24 mars 2022
| 08:13
Një rezolutë e hartuar nga Rusia nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Rezoluta kishte të bënte me krizën humanitare në Ukrainë, por nuk përmendej roli i Moskës në luftë.
Rusia dhe Kina ishin të vetmet anëtare që votuan për, ndërsa 13 anëtarët e tjerë abstenuan.
Një rezolutë humanitare e hartuar nga Ukraina do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme në ditët në vijim, shkruan BBC.